Home KRYESORE Ah Sa Klodiana duhet te kishim ne kete Shqiperine tone!!!!

Ah Sa Klodiana duhet te kishim ne kete Shqiperine tone!!!!

Nga Marsela Xhafa

Triumbetojme pafund, nate e dite, dite e nate mbi gazetaret e pavarur, mbi gazetarine investigative, mbi faktin e te qenit teresisht objektiv para faktit, para se vertetes.

Gazetari, jo gazetaruci, ai i verteti nuk njihet ne Shqiperi, e as pushteti i katert qe realisht duhet ta ushtroje.

Gazetari, jo gazetaruci, ai i verteti sulmohet.

Fabrikojme gazetare me qindra qe nuk dine c’eshte lajmi, terreni, populli, por nga karrigja e zyres quan lajm copy-pasten qe gjejne tek-tuk neper internet.

Gazetaret dalin ne skene duke qene pjese e anekseve te caktuara politike e duke i sherbyer sigurisht, me devotshmeri atyre.

Klodiana Lala ti je nje shembull!

Shembull frymezimi per ata qe e dashurojne gazetarine, qe e duan te verteten, qe nuk pranojne kompromise dhe qe i sherbejne informimit dhe vetem informimit te opinionit publik dhe qe nuk e shtremberojne te verteten.

E prere, elokuente, e thjeshte, serioze dhe totalisht e qarte ti zgjedh te dalesh para publikut e te drejtosh gishtin atje ku duhet.
Ti je femer, por aspak e brishte kur vjen puna tek e verteta!

Ah Sa Klodiana duhet te kishim ne kete Shqiperine tone!!!!

Share: