Home KRYESORE Voltana Ademi: Nuk Ndalemi, Vazhdojmë, Investojmë për Komunitetin

Voltana Ademi: Nuk Ndalemi, Vazhdojmë, Investojmë për Komunitetin

Kryetarja e Bashkise Shkoder, znj. Voltana Ademi njotoi sot Mediat, pa e fshehur kenaqesine se ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Qender Mes- Qender Dragoç në Njësinë Administrative Postribë të Bashkisë së Shkodrës.

“Ndërhyrja është mundësuar falë fondit 12.888.000 lekë të Bashkisë së Shkodrës dhe parashikohet që punimet të përfundojnë brenda 3 muajve. Gjatësia e këtij segmenti është 950 metër, gjërësia 3.5 dhe përfitues direkt janë 150 banorë të kësaj zone.

Projekti parashikon ndërtimin nga e para të të gjithë elementëve të nevojshëm për krijimin e kushteve optimale në shërbim të komunitetit. Pjesë e projektit janë edhe ndërhyrjet nëntokësore për kanalizimin e ujrave të bardha KUB.” thuhet nje njoftimin per shtyp firmosur nga vete kryetarja e Bashkisë Shkoder dhe shoqeruar me foto perkatese.

Znj. Ademi e mbyll njoftimin per shtyp me sloganin: “Nuk Ndalemi, Vazhdojmë, Investojmë për Komunitetin” duke demonstruar qartazi qe është e vendosur ti realizoje te gjithë premtimet elektorale dhe te vazhdoje edhe një legjislature tjeter ne krye te qytetit te kulturës dhe traditës se mrekullueshme, Lokes Shkodër.

Ne fakt pse jo? Do ishte një zgjedhje e duhur nga ana e Partise Demokratike me nje zonje si Voltana Ademi e cila jo vetëm është e papërtueshme ne punët per qytetin, por edhe ka ditur ti përgjigjet kryeministrit megaloman dhe qe dëshiron te duket si Pro feminist, me elegance dhe kuroja zonje dhe femre qe qytetaria e Shkodres e vlereson shume.

Share: