Home KRYESORE Aktivisti i Libra: LIBRA eshte ne dite te veshtira e kjo situate...

Aktivisti i Libra: LIBRA eshte ne dite te veshtira e kjo situate duhet te ndryshoje

Nga Domeniko Sinjari*

Situata politike ne vend sigurisht, ka kaluar dhe po kalon nen nje tension te vazhdueshem, kjo ndofta per shkak te reformes ne drejtesi, ku Vetingu i famshem, me te gjithe ritmin e tij te ngadalte, po e con mbare sistemin ne dite te veshtira. Mua si ish kandidat per deputet sme mbetet gje tjeter vecse te inkurajoj kete reforme. Shqipetaret duhet te dine dy gjera, separi ne nje ane kemi nje parti maxhoritare qe nje Zot e di se cka bere, se dyti kemi partite opozitare qe jane shkaku kryesor i fitoreve te njepasnjeshme te PS. Ajo qe une nuk arrij dot ta kuptoj eshte Monika Kryemadhi, a ka njeri te me thote se cdreqin do ne politike. Nuk kemi pse te cuditemi kur nje dite te dalin si heronj, kur ne gjykimin tim, jane e keqa me e madhe e vendit.

Por ne te gjithe kete tymnai politike, Libra nuk duket e kjo eshte per te ardhur keq. Duhet ta dim te gjithe, se shumecka nuk eshte sic duket. Libra si subjekti me i ri politik, i tregoi te gjitheve qe mund te ndryshoi ate qe duket e pandryshueshme. Kjo ide qendroi ne kembe deri ne momentin kur dy themeluesit kryesor te partise, u distancuan haptazi, e besoj pergjegjesi duket qarte. Dua te theksoj qe kjo force duhet te vazhdoje me apo pa themeluesit e saj, sepse ne fund te dites po luftojme per ate qe luftuan nga dita e pare, pikerisht per njerezit e zakonshem te ketij vendi.

Sot padyshim ne rradhet e Libras ka njerez te afte, por qe notojne ne shume turbellira dhe kjo me shqeteson. Besoj ka ardhur koha e racionalitetit, ka me shume gjera qe na bashkojne sesa na ndajne, nen kete moto duhet te vazhdojme perpara. Nese “te vjetrit” nuk sjellin dot progres, aty ka shume te rinj qe duan nje ide ndryshe, e une mendoj se ka ardhur koha qe elita rinore te mari shume gjera ne dore. Kjo qe them nuk perjashton askend, madje kush me njeh e di mire per cfare flas. Kam komunikim thuajse me te gjithe, mua nuk me intereso asgje tjeter ne ate parti vecse ecuria e saj, dhe kjo gje do arrihet ne nje rruge bashkimi. Boll me betejat e brendeshme, ajo qe shtrihet jashte nesh eshte edhe me e madhe edhe me e rezikshme. Per me teper mund te flasin “drejtuesit” e LIBRA-s.

Ajo qe me mbetet te them eshte nje dialog konstruktiv mes nesh. Duhet te jemi te kujdeshem, kemi ne rruge 20000 shqipetare qe na kene besuar, te tjere qe nuk u deklaruan e shkaqet i dine me se mire partite e vjetra.

Jam i gatshem te pohoj shumecka, qe nga keq administrimi e deri tek vjedhjet kolosale ne te ashtuquajturen infrastukture rrugore, per kete sfidoj kedo qe nga kryeministri i shqiperise, ku karshi te gjithave qe kam per ti thene dua ti bej nje pyetie publike “si i perkthen 750 kuota ne fakultetin e drejtesise UT, ne vende pune” sepse FDUT eshte mjaft e afte per te nxjerr njerez qe ti sherbejne sistemit, por ja qe ekzekutivi calon fort.

Une dua ti bej nje thirrje te gjithe shqipetareve, hiqni dore nga keto parti qe na kane vjedhur e na kane rrjepur. E di qe te gjithe jemi kunder ketyre, por ne fazen finale deshtojme e kjo eshte per te ardhur keq.

*Autori ka qene kandidat per deputet i LIBRA

Share: