Pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se fruthi në Europë ka arritur rekorde më të larta se një dekadë edhe autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë nisur fushatën për ndërgjegjësimin e qytetarëve për vaksinimin.
Në një postim në fb, Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron se fruthi mund të bëhet sëmundje serioze.
ISHP fton prindërit të mbrojnë fëmijët nga fruthi nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit.
Në Europë fruthi po shkakton një numër të konsiderushëm të prekurish, që për Ogranizatën Botërore të Shëndetësisë janë vlerësuar si rekordi më i lartë i pacientëve.
OBSH raporton se në Rajonin e Europës mbi 41 000 fëmijë dhe të rritur janë infektuar me fruthin në 6 muajt e parë të vitit 2018.
Numri i pacienteve ka tejkaluar çdo vit tjetër në këtë dekadë. Raportet mujore të vendeve gjithashtu tregojnë se 37 vetë kanë vdekur për shkak të fruthit.
Shtatë vende kanë raportuar mbi 1000 infeksione në fëmijë dhe të rritur këtë vit (Franca, Gjeorgjia, Greqia, Italia, Rusia, Serbia dhe Ukraina).
Ukraina ka marrw goditjen më e rëndë, me mbi 23 000 njerëz të prekur; kjo përbën mbi gjysmën e totalit rajonal.
Ndërsa numri më i lartë i viktimave është shënuar në Serbi, 14 vdekje që i atribuohen fruthit.