Home KRYESORE Alpinistja kosovare ngre në Rusi në 5 mijë metra flamurin shqiptar dhe...

Alpinistja kosovare ngre në Rusi në 5 mijë metra flamurin shqiptar dhe kosovar

Arineta Mula ka arritur të ngjisë në 5642 metra flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Alpinistja ka ngjitur majën e malit Elbrus në Kaukaze dhe më i larti në Europë, një sfidë që me sa duket nuk ka qenë aspak e lehtë.

Përmes dy postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ajo prek Kosovën dhe Shqipërinë. E ndërsa flamurin kosovar ja ka dorëzuar vetë Kryeministri Haradinaj, Shqipëria i ka dhënë asaj pasaportën duke i mundësuar të udhëtojë pa vizë drejt Rusisë.

“Për Kosovën tonë. Sot në mëngjes ora 08:15, arrita ngjitjen e malit më të lartë në Evropë, Elbrus 5642 metra. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzoi flamurin para nisjes që sot për herë të parë valoi në malin Elbrus”, shkruante sot Arineta. Por ajo nuk ka harruar të falënderoj publikisht edhe presidentin Meta për pasaportën.

“Pa pasaporte shqiptare nuk do te mund te udhetoja ne Rusi per ngjitje ne majen me te larte ne Europe, Elbrus. Edhe pse kisha mundesi tjera ne lehtesim udhetimi por insistova qe te pres dhe te udhetoj me pasaporte shqiptare.

Kete ngjitje pa ndonje udheheqes dhe ne kushte te veshtira klimatike e realizova sigurisht kur bashk me flamur te Kosoves kisha flamurin e Shqiperise.

Falemnderit Presidentit te Shqiperise z.Ilir Meta

Poashtu falemnderit Ambasadorit te Shqiperise ne Kosove z.Qemal Minxhozi.

Gjithmone miq Kosove e Shqiperi”, ka shkruar në një tjetër postim alpinistja.

Share: