CATANIA , ora 0:15 filluan operacionet e zbarkimit të 137 emigrantëve të fundit të shpëtuar nga Rojet Bregdetare në 14 gusht dhe pastaj “të mbajtur” për nëntë ditë në bordin e anijes “Diciotti” me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Itaiane. Në tokë pak para mesnatës – pas dritës jeshile të dhënë nga ana e Ministrisë së Brendshme – është shfaqur “makina” e pabesueshme italiane e mikpritjes: Kryqi i Kuq, policia shkencore për fotot sinjalistike të emigrantëve, organizatat humanitare për aplikimet për azil, i kanë mirëpritur në skelë. Ata me fat, shumica me kombësisi nga Eritrea, u transferuan në Messina në një strukturë të vënë në dispozicion nga Konferenca e Peshkopëve italianë, që ka pasur një rol vendimtar për të zhbllokuar gjëndjen e krijuar. 20 janë ata, me të ardhme më të pasigurt, do të zgjidhen nuk dihet sipas cilit kriter dhe të dërgohen drejt Shqipërisë. 20 të tjetrë do t’i japin fund udhëtimit të tyre të gjatë në Irlandë, raporton Corriere della Sera.
192 emigrantë u shpëtuan
Emigrantët e shpëtuar nga Rojet Bregdetare italiane janë 192: pas 14 gushtit, 15 prej tyre të sëmurë, u zbritën në Lampedusa, pastaj të enjten u lanë të zbrisnin nga anija 27 të mitur dhe dje autoriteti shëndetësor i portit të Catanias urdhëroi pranimin dhe kurimin e menjëhershëm në spital të 16 emigrantë të tjerë.
Për të gjitha 11 gratë në bord, mjekët e portit, konfirmuan dhunën seksuale në Libi dhe disa nga burrat të nënshtruar ekzaminimeve mjekësore janë gjetur rastet e tuberkulozit dhe pneumonisë. Në numrat, megjithatë, ka ende disa pasiguri, pasi në mbrëmje, në port qarkullonin fjalë që nuk janë konfirmuar, se dy emigrantë mungonin në apel.
7 gra u shtruan në spital
Vetëm 7 nga 11 gratë e anijes “Diciotti” vendosën të pranonin hospitalizimin në spitalin Garibaldi. Të gjitha (siç kishin kërkuar) iu nënshtruan një ekzaminimi gjinekologjik dhe është verifikuar dhuna seksuale ndaj tyre para dhe pas mbërritjes së tyre në Libi. Katër prej tyre qëndruan në bord pranë të afërmve të tyre, sepse ishin të tmerruara nga ndarja. Dhe doli që kishin intuitë, sepse pak kohë më vonë u mësua se grupi do të ndahej në shtete të ndryshme./perktheu 360grade.al
Artikulli original:https://www.corriere.it/politica/18_agosto_25/diciotti-migranti-attesa-funzionari-l-identificazione-bordo-f2ea641a-a84d-11e8-a941-3e0c2a4df45f.shtml