Home Gjeo-Ekonomia Blerja e sistemit raketor rus, SHBA: Turqia, jo e denjë për në...

Blerja e sistemit raketor rus, SHBA: Turqia, jo e denjë për në NATO

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.

Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Turqinë se do të jetë objekt sanksionesh dhe se blerja prej saj e avionëve luftarakë nga firma amerikane Lockheed Martin rrezikohet, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për sistemin rus.

“Është e qartë, se duke sjellë Turqia një sistem rus anti-ajror dhe anti-raketë në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta integrojmë këtë vend në NATO.

Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë”, u tha Mattis, gazetarëve.

a.s/dita

Share: