Nëse neve na pëlqen ta ndjekim familjen mbretërore nga pas kuintave—si gjatë pagëzimit të fëmijëve, apo në pushimet me miqtë—por duket se mbretëresha Elizabeth nuk mendon njësoj.
Është zbuluar në fakt se Madhëria e saj ka ndërhyrë personalisht për të censuruar një dokumentar që i përkiste pikërisht Familjes Mbretërore, pas transmetimit të tij të parë në vitin 1969. Për çfarë dokumentari bëhet fjalë? Dhe pse mbretëresha Elizabeth e ka ndaluar transmetimin?
Dokumentari i ndaluar
Dokumentari në fjalë titullohet ‘Royal Family’ dhe është krijuar nga Richard Caëston për BBC. Ekipi i punës kishte survejuar familjen mbretërore për 18 muaj me radhë.
Ngjarjet në dokumentar përfshinin aktivitetet e përditshme, edhe skena shumë private si Duka i Edinburgut që skuqte salçiçe gjatë një barbecue në Balmoral ndërsa Princi Karl përgatiste një sallatë; apo mbretëresha e cila shëtiste duke biseduar me presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, Richard Nixon.
Në thelb, ideja e monarkisë së viteve ’60 ishte të gjendej një mënyrë për t’u larguar nga ideja e përgjithshme e të jetuarit jashtë normalitetit apo të të qenit të paarritshëm, duke na lejuar, ne njerëzve të thjeshtë, të shohim pak më shumë pas kuintave. Por me një qasje amerikane.
Pasi përfundoi, dokumentari iu tregua mbretëreshës Elizabeth të cilës i pëlqeu, edhe pse me disa rezerva të vogla. Michael Bradsell, film editor, ka rrëfyer:
‘Ishte pak kritike për sa i përket filmit, pasi mendonte që ishte shumë i gjatë, por Dick Cawston, regjisori, e bindi që dy orë nuk ishin asnjë minutë më tepër.’
U transmetuar më 21 qershor 1969 në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA për 37 milionë spektatorë me sytë e mbërthyer pas ekranit për t’u futur në jetët e anëtarëve të familjes mbretërore.
Dokumentari ishte një sukses, por Mbretëresha ndryshoi ide dhe urdhëroi që filmi t’u nënshtrohej disa ndryshimeve, por që atëherë, nuk është parë më. Në vitin 2011, u panë 90 sekonda nga filmi për një ekspozim në National Portrait Gallery.
Në atë sekuencë, mbretëresha, princi Filip, princi Karl dhe princeshë Ana, ishin ulur në tavolinën e mëngjesit ndërsa mbretëresha fliste për një periudhë kur një titullar kishte rënë përpara mbretëreshë Victoria-s.
Pse mbretëresha ka ndaluar shpërndarjen e dokumentarit
Programi i ri ‘The Story of the Royals’, transmetuar në ABC, ka supozuar për motivet pse dokumentari nuk e mori më aprovimin e Mbretëreshës Elizabeth II.
‘Kanë kuptuar që nëse do të bënin diçka të tillë shumë shpesh, do të lejonin që para publikut të gjerë, të venitej magjia e krijuar rreth kësaj familjeje’, është shprehur Robert Lacey, konsulent i The Crown, në specialen e ABC.
Ishte hera e parë në të cilën rojalët shiheshin si njerëz të zakonshëm; sikur jeta e tyre të ishte një realit shoë, para se ato të bëheshin popullore.
Dhe kjo i ka ekspozuar para një lloji të pakëndshëm celebritetesh në tabloid, duke shtyrë publikun ndaj një kurioziteti të çmendur për të mësuar më shumë.
360grade.al