Home KRYESORE E rrëmbyen dhe e përdhunuan për 15 muaj, gazetarja rrëfen kalvarin e...

E rrëmbyen dhe e përdhunuan për 15 muaj, gazetarja rrëfen kalvarin e vuajtjeve

Një gazetare kanadeze e cila u rrëmbye, u torturua dhe u përdhunua për 15 muaj në Somali, ka treguar  në një intervistë të tërë kalvarin e saj të vuajtjeve.

Gazetarja e pavarur Amanda Lindhout ishte vetëm 26 vjeç kur udhëtoi në vitin 2008 për në kryeqytetin e Mogadishuut, së bashku me të dashurin e saj, 36-vjeçarin australian Nigel Brennan.

Ajo tregoi se 12 burra të armatosur e kishin rrethuar atë dhe Brennan-in në pak minuta, dhe se nën kërcënimin e automatikëve i kishin rrëmbyer.

Grupi i terroristëve u kishte kërkuar 1.5 milionë dollarë si shpërblim, por askush nuk mund ta paguante këtë shumë menjëherë.

Amanda u shpreh se për 15 muaj ishte rrahur dhe përdhunuar, ndërsa të dashurin e saj e kishin larguar dhe ajo nuk kishte pasur asnjë informacion për të.

“Kisha vendosur t’i jepja fund jetës, dhe ishte një mëngjes ku dielli sapo kishte dalë. Në moment të fundit, një lëvizje më shpërqendroi dhe ai ishte një zog. Unë gjithmonë kam besuar në shenjat e Zotit, dhe në këtë rast ishte një zog që po më lajmëronte”, rrëfeu më tutje ajo.

Falë nënës së saj, e cila arriti të sigurojë me shumë vështirësi shumën e parave, Amanda u lirua pas 460 ditësh.

s.a/dita

Share: