Home KRYESORE Fëmija ka lindur me sëmundje të rrallë, nëna e lan me zbardhues

Fëmija ka lindur me sëmundje të rrallë, nëna e lan me zbardhues

Është një nga ato historitë që kanë bërë xhiron e rrjetit, sepse sëmundja e kësaj vogëlusheje është e dhimbshme.

Amelia Moe vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës, që ia tjetërson lëkurën në të trashë dhe të shndritshme, e cila mund të përkeqësohet aq shumë brenda dy javësh, deri sa fillon të bjerë.

E ngjashme me luspat e peshkut, mjekët shprehet se kjo është një sëmundje gjenetike që quhet ichthyosis, që karakterizohet nga lëkura e thatë, shumë e trashë ose shumë e hollë.

Për shkak të kësaj gjendje, nëna është e detyruar ta lajë vogëlushen me zbardhues, pasi është e vetmja mënyrë për t’i vrarë mikrobet, dhe për t’u mos u përhapur infeksione. Edhe pse një zgjidhje e vështirë, edhe mjekët dhe dermatologët pajtohen me të.

Çdo vit lindin më shumë se 16 mijë foshnje të prekura nga ichthyosis. Shumica e të prekurve kalojnë gjithë jetën në këtë mënyrë./Opinion.al

Share: