Home KRYESORE Ish ministri i jashtem i PD: “Shakaja” Rilindase per te marre 20...

Ish ministri i jashtem i PD: “Shakaja” Rilindase per te marre 20 refugjate e “shpetuar” Italine mike merr fund me “lavdi”.

Nga Tritan Shehu

Ashtu si e theksova prej ditesh, ashtu sic duhej ta dinin mire edhe ne Ministrine tone te Jashteme, zyrat perkatese te Brukselit konfirmojne se refugjatet, qe arrijne ne vendet e BE nuk mund te cohen ne vende te treta pa deshiren e tyre, ose pa vendime gjykate individuale kjo.

Ka shume menyra te vlefshme e te dobishme per te permiresuar imazhin tone te shkaterruar, per te rifituar “simpatine” e miqve, per te falenderuar Italine e partneret tane te tjere, per mbeshtetjen e tyre te madhe ndaj nesh.

Per kete mjafton te realizojme “detyrat e shtepise”, te bashkepunojme sinqerisht me partneret perendimore, te luftojme drogen, krimin, trafiqet etj, pra edhe te mos eksportojme te ata problemet tona te medha, sic po ndodh.

Politikat e “fasadave”, imazheve ne 3D, propagandave surealiste te Rilindjes nuk i beson kerkush, ose me e shumta kane nje jetegjtesi shume te shkurter ne efektet e tyre, duke thelluar keshtu me tej mosbesimin afat gjate ndaj nesh.

Ne fakt me keq akoma…na bejne qesharake kudo…

Dhe kjo eshte fatkeqesi e vertete dhe reale.

Share: