Home KRYESORE Kreu i Operatorëve Turistikë pranon përgjysmimin e turistëve, akuza tatimorëve:

Kreu i Operatorëve Turistikë pranon përgjysmimin e turistëve, akuza tatimorëve:

Kryetari i Operatorëve Turistikë në Velipojë, Pjerin Jakaj në një intervistë për Faxnews e pranon hapur përgjysmimin e numrit të turistëve në këtë pikë turistike.

Sipas tij shkaqet janë të shumta dhe lidhen kryesisht me mungesën e investimeve në këtë zonë e cila është më e rëndesishmja në veri të vendit.

Ai shprehet se në Velipoje mungon investimi në infrastrukturë, ndërsa kanë ndikuar negativisht edhe aksionet për lirimin e hapsirave publike në muajin korrik, shkruan Faxweb.al

Kryetari i operatoreve turistik ne Velipoje, u shpreh që mbeten me shpresë të realizimit të projektit të rrugës Shëngjin-Velipojë-Ulqin, por dhe investime në rrugët vertikale dhe horizontale të këtij destinacioni turistk.

Jakaj gjatë intervistës nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj punës së tatimoreve, të cilet sipas tij janë selektivë, sidomos ndaj biznesit të ndershëm ndërsa ka kerkuar që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

Sipas tij në uljen e numrit të turistëve kanë ndikuar kushtet jo të favorshme atmosferike por dhe mungesa e promovimit dhe investimit që i behet veriut të vendit, teksa mohon se ka çmime të rritura në zonën e Velipojës, duke theksuar se çmimet nisin nga dyshemeja për shtresën e mesme të popullsisë e deri tek çmimet e kripura për ato të cilët preferojnë resorte dhe standarte të larta.

360grade.al

Share: