Home KRYESORE Kryemadhi: Psikopatia e kryeministrit ka kaluar çdo kufi

Kryemadhi: Psikopatia e kryeministrit ka kaluar çdo kufi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të premten, deklaroi në televizionin News 24 se kryeministri i vendit, Edi Rama është fajtori kryesor për ngjarjet e fundit në vend. Sipas saj, lidhja e qeverisë me krimin dhe kriminelët ka njohur një hop të paparë me Ramën Kryeministër.

Për sa i përket audiopërgjimit të nënkryeatrit të KQZ, Denar Biba, për shantazhin ushtruar ndaj gjyqtarit të Strasburgut, Ledi Bianku, kryetarja e LSI u shpreh se skandalet janë kthyer në normalitet e nuk i bëjnë më përshtypje.

“Nuk më bën përshtypje fare mua, skandalet janë kthyer në normalitet. Reagimi më i madh vjen nga gjykata e Strasburgut, e cila ka kthyer mbrapsht kandidaturat e çuara nga Shqipëria, se kur qeveria kërkon të manipulojë një gjyqtar në Strasburg për t’u marrë shtëpitë shqiptarëve, normal që do e humbin besimin.

Ne kemi një kryeministër që ka kapur shtetin, dhe kontrollohet nga bandat kriminale. Ky njeri o është i çmendur, ose fijet e tij shkojnë shumë shumë më larg se krimi organizuar. Se të kërkosh të manipulosh gjyqtarin e Strasburgut është përtej çmendurisë, ka kaluar çdo kufi të imoralitetit,” tha Kryemadhi.

“Gojën vetëm me plumb mund të ma mbylli Rama. Do flas kudo që të më jepet mundësia. Psikopatia e tij ka kaluar çdo kufij”,- tha Kryemadhi.

Aksioni i ri politik

“3 shtatori hapet me kalendarin për ligjin për Teatrin, pra për grabitjen e pronës. Rifutja e ligjit të Teatrit nuk është më test prove nervash, por nuk ka më ndalesë. Teatri është hapi i parë i grabitjes së pronës së shqiptarëve. Se kështu do grabitet më pas edhe muzeu, etj. Jepen shkolla me qira, në këtë pikë kemi arritur,” tha kryetarja e LSI.

Kryemadhi u shpreh se aksioni opozitar do të nis me unifikimin e të gjithë strukturave, ku ky akison do të bazohet në 3 pika kryesore: Distancimi i qeverisë nga krimi i organizuar, rikthimi i diskutimit të reformës në drejtësi në pikën fillestare të 22 korrikut si edhe ridimensioni i jetës ekonomike shqiptare, duke patur parasysh koncensionet. E rezervuar në detaje, në atë se cfarë do të bëjë opozita për të larguar qeverinë Rama nga pushteti, kryemadhi tha se nuk do të ndalen në cdo ditë me protesta e cdo mjet.

Zgjedhet vendore

Duke u ndalur në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm Kryemadhi tha se e gjithë opozita është në një front. ‘Diskutohet për një zgjerim të fronit, kundër kësaj të keqeje që ka uzurpuar cdo gjë. Kemi kohë deri te zgjedhjet lokale. E gjithë opozita do jetë bashkë sepse sot PS eshte grabitur nga nje grup kriminelesh ka ngelur e vetme. Spektri politik po kërkon një rifrymëmarrje’ – u shpreh Kryemadhi.

Ndalur te reforma zgjedhore, kryetarja e LSI theksoi se asgjë nuk mund të diskutohet për sa kohë në krye të qeverisë është Edi Rama. Kryemadhi u shpreh se për LSI-në, nuk ka rëndësi sistemi zgjedhor, me rëndësi tha ajo është qe vota e të gjithëve të jetë e baraabartë, ndërsa theksoi se problem është te krijimi i një mentaliteti të ri të organizimit të zgjedhjeve.

Share: