Home KRYESORE Kujdes, ja ç’farë ndodh kur konsumojmë ushqime jo të sigurta!

Kujdes, ja ç’farë ndodh kur konsumojmë ushqime jo të sigurta!

Nga Dr. Enriko Ceko

Duke marrë shkas nga informacionet e përditëshme të kohëve të fundit, sipas të cilave pothuajse çdo ditë evidentohen me dhjetra tonelata ushqime jo të përshtatshme për konsum dhe një numër i konsiderueshëm subjektesh gjobiten, mbyllen e penalizohen për prodhim, tregtim dhe shpërndarje të ushqimeve të pa garantuara dhe të pa sigurta, është e nevohshme që të mësojmë se ç’farë ndodh kur konsumojmë ushqime të pasigurta, të pagarantuara e jashtë standardit.

Nëse konsumojmë ushqime të pasigurta në trupin tonë hyjnë përtej masës që mund të përballojë trupi i njeriut, bakterie, parazitë, viruse dhe kimikate, etj, që nëpërmjet traktit gastrointestinal, përshkojnë tërë trupin e njeriut, duke sjellë dëme shpesh të pariparueshme. Simptomat më të shpeshta të sëmundjeve që merren nëpërmjet ushqimit janë dhimbje abdominale, lodhje, irritime, diarre, të vjella, etj dhe më tej mund të ndodhin edhe komplikime të ndryshme, që mund të çojnë deri në rrezikimin e humbjen e jetës.

Shumica e sëmundjeve që merren me anë të ushqimit janë akute, që do të thotë se zgjasin për një kohë të shkurtër dhe mund të kalohen edhe pa ndonjë trajtim të veçantë, por në disa raste (raste që po shpeshtohen kohët e fundit), kalohet në sëmundje kroniketë rrezikshme, që prekin pothuajse të tëra organet e trupit të njeriut.

Bakteriet, parazitët, viruset dhe kimikatet mund të penetrojnë në ushqime përgjatë tërë vargut të proceseve të përgatitjes së tyre që nga lëndët e para ë futen në procesin e prodhimit të ushqimeve, e deri në tavolinën e konsumatorit përfundimtar.

Bakteriet

Salmonela, kryesisht gjendet në mishin e papërpunuar, bulmetrat, prodhimet e detit, vezët, etj.

Kampylobakter, kryesisht gjendet në mishin e pulave të papërpunara dhe në qumështin që nuk ka kaluar në procesin e pasterizimit.

Shigela, kryesisht transmetohet nga njerëzit e infektuar te të tjerët, si rezultat i mungesës së higjienës personale. Edhe uji, me të cilin furnizohen ndërtesat nga ana e enteve publike të ujësjellës kanalizimeve, mund të kontanimohet me këtë bakter, për shkak të dëmtimeve në kanalizime.

Esherikia koli, kryesisht gjendet në ushqimet e shpejta të pagatuara mirë, në qumështin dhe lëngjet e frutave të papasterizuara dhe në produktet bujqësore të freskëta.

Listeria, kryesisht në mishin e papërpunuar dhe në qumështin e papasterizuar djathrat e buta, ushqimet gjysëm të gatshme, etj.
Vibrio, kryesisht gjendet në prodhimet e detit.

Klostridium, kryesisht gjendet në ushqimet e konservuara dhe në peshkun e kripur dhe të tymosur.

Viruset

Viruset janë kapsula me përmasa më të vogla se bakteriet, që përmbajnë material gjenetik. Ato shkaktojnë infeksione që mund të çojnë deri në vdekje dhe transmetohen nga njeriu i infektuar te të tjerët. Njerëzit që janë të infektuar me viruse mund të kontaminojnë ushqimet, pijet, tualetet (publike), vendet e punës, vendet publike si autobusët, stolat, lodrat publike, etj.

Burimet më të shpeshta të marrjes së sëmindjeve virusale janë:

Përgatitja e ushqimeve nga njerëzit e infektuar me viruse

Peshku që vjen nga ujë i kontaminuar

Produkte bujqësore që ujiten me ujë të kontaminuar
Etj.

Sëmundjet më të shpeshta virusale janë:

Inflamacion i aparatit tretës (kryesisht Norovirus)
Inflamacion i mëlçisë (Hepatitet)

Parazitët

Parazitët janë organizma që jetojnë në trupin e organizmave të tjerë.

Kriptosporet dhe Xhiardina intestinalis janë vetëm dy nga parazitët që përhapen kryesisht nëpërmjet ujit të kontaminuar. Ushqimet që janë në kontakt me këtë ujë mund të infektojnë konsumatorët. Trikinela është një parazit tjetër që merret nga konsumimi i mishrave të pa gatuara mirë.

Kimikatet

Kimikate të dëmshme që shkaktojnë sëmindje mund të gjenden në ushqime të tilla si:

Peshk apo produktet e detit që janë ushqyer me alga që prodhojnë toksina, Këta lloje peshqish si ton, etj, mund të jenë kontaminuar edhe nga bakterie që prodhojnë toksina, që kalojnë te njeriu nëse peshku apo produktet e detit nuk janë gatuar mirë.
Kërpudha të egra, që kanë në trupin e tyre toksina.

Fruta dhe perime të pa lara mirë përpara konsumimit si të freskëta dhe të pa pastruara përpara gatimit si dhe të gatuara jo mirë, të cilat kanë përmbajtje të lartë pesticidesh.
Personat më të rrezikuar

Personat më të rrezikuar nga ushqimet pasigurta janë:

Fëmijët

Gratë shtatzana dhe fetusi

Të moshuarit

Njerëzit me system imunitar të dobët

Këto grupe kanë risk më të lartë për të zhvilluar simptoma të ndryshme që lidhen me ushqimet e pasigurta, por askush nuk është i përjashtuar.

Simptomat

Siç u theksua edhe më lart, simptomat e zakoshme të sëmundjeve që vijnë nga ushqimet e pasigurta janë dhimbje abdominale, lodhje, irritime, diarre, të vjella, etj, që zgjasin nga disa orë në disa ditë, ndërsa simptomat e komplikuara mund të jenë dhemibje koke, ndryshim i ngjyrës së lëkurës shoqëruar me komplikacione të tjera të rënda, çrregullime në shikim, këputje, humbje ndjenjash, paralizë, çrregullim frymëmarrjeje, aborte spontane, artrite, çrregullime të trupit nga ana përpjestimore dhe e raporteve të pjesëve të trupit, tension arterial, sëmundje të veshkave, sëmundje kardiovaskulare, etj.

Share: