Home KRYESORE Liberalizimi i vizave, zhvillim pozitiv për Kosovën

Liberalizimi i vizave, zhvillim pozitiv për Kosovën

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, ky komitet i PE-së ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët te Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje Ndërinstitucionale për Liberalizim.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon është shprehur se Kosova e meriton liberalizimin e vizave. “Ne kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe çdo hap është i rëndësishëm.

Nëse gjithçka zhvillohet siç është planifikuar, ne do ta kemi votën në plenum me shumë gjasa në shtator. Kjo është ajo që dëshiroj e synoj. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, veçanërisht të rinjtë meritojnë perspektiva më të mira.”

Share: