Home KRYESORE “Më ngacmoi gruan”…. Çfarë deklaroi autori për plagosjen me thikë

“Më ngacmoi gruan”…. Çfarë deklaroi autori për plagosjen me thikë

Pak minuta pas ngjarjes së ndodhur në Durrës, ku një 36 vjeçar ka plagosur me thikë një 52 vjeçar është zbardhur edhe konflikti që ka çuar në kryerjen e kësaj vepre nga autori.

Shkak për këtë ngjarje sipas autorit shtetasit B. Xh është bërë sipas tij fakti që shtetasi S. Dh i ngacmonte gruan.

“Më ngacmon gruan, prandaj e qëllova” ka thënë para policëve autori, duke pranuar krimin para oficerëve të policisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Nr 18 në Durrës, rreth orës 20:50, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Fillimisht midis dy burrave ka pasur një debat verbal, më pas 36 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 52 vjeçarin, duke e lënë të mbuluar me gjak në trotuar, për tu larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja, për tu arrestuar pak minuta pas kryerjes së krimit nga Policia.

Share: