Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Mesazhi i Tan Hoxhes për kolegen Klodiana Lala:

Mesazhi i Tan Hoxhes për kolegen Klodiana Lala:

Edhe gazetari i njohur i kronikes Artan Hoxha ka reaguar për sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Ne fakt, përmes një postimi në Facebook ai shpreh solidaritet me kolegen e cila ka qene bashkëpunëtore e tij prej vitesh në News 24, ndërsa zbulon qe ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet asaj.

“Nuk ka asnje dyshim se breshëria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkëlqyer terreni… Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit.

Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend” – shkruan ndër të tjera Hoxha.

“Pak javë më parë i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rrugës, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishëm se kurre. Ka dale jashtë kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt.

U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojnë jetën e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per dëshmorë ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle” – shkruan Hoxha në mesazhin tij të gjatë duke e mbyllur: “Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme…” perfundon Hoxha

Share: