Të paktën 1,600 njerëz, ndër ta 750 kampistë, janë evakuuar ditën e sotme si pasojë e përmbytjeve masive në Francën jugore.
Të 750 fëmijët gjermanë që po qëndronin në kampe, sipas zyrtarëve, janë shtruar në spital për hipotermi. Ndërkohë që rezulton si i zhdukur një 70-vjeçar gjerman i cili kishte si detyrë mbikëqyrjen e fëmijëve.
Zonat më të goditura nga përmbytjet që kanë ardhur kryesisht si pasojë e fryrjeve të lumenjve janë Gard, Ardeche dhe Drome.
Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe katër helikopterë, janë vendosur në këto zona për evakuimin e banorëve.
Përmbytjet vijnë pasi Franca jugore dhe shumica e Evropës përjetuan një mot të përvëlues.
360grade.al