Home KRYESORE Plazh? Shihni më parë motin, në disa zona priten reshje shiu

Plazh? Shihni më parë motin, në disa zona priten reshje shiu

Sot pasdite dhe nesër (e shtunë) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (shiko tabelën). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve, raporton Instituti i Gjeoshkencave.
Temperaturat për ditën e shtunë:

në bregdet: 23 / 35 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 27 °C

Tabela: Reshjet gjate 24 oreve ne vijim per secilin qark te vendit/Opinion.al

Share: