Home KRYESORE Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala

Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala

Organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij për lirinë e informacionit (Reporters Without Borders) ka reaguar pas sulmit ndaj gazetares së News 24 e BalkanWeb, Klodiana Lala.

Në fakt nepermjet një postimi në Twitter thuhet se RSF dënon sulmin me kallashnikov ndaj shtëpisë së gazetares Lala, ndërsa shprehet se autoritetet kanë për detyrë ta mbrojnë atë.

“RSF dënon sulmin me kallashnikov në shtëpinë e Klodiana Lala, një reporterë investigative që mbulon krimin e organizuar në Shqipëri. Autoritetet e kanë për detyrë ta mbrojnë atë dhe të dënojnë sulme të tilla”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa Kufij për Europën.

Banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala u bë shënjestër e një sulmi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 3:00. Ngjarja sipas vetë gazetares lidhet me detyrën e saj. Autoritetet në vend kanë reaguar ashpër ashtu si liderët që kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Share: