Home KRYESORE Rrëfehet për herë të parë pornostarja: Seksi me Trump nuk zgjati as...

Rrëfehet për herë të parë pornostarja: Seksi me Trump nuk zgjati as 2 minuta

Stormy Daniels ka qenë emri më i lakuar këto muajt e fundit në mediat amerikane, por jo vetëm. Emri i saj i vërtetë është Karen McDougal. Ajo u vu në qendër të skandalit që i rrezikon presidencën Donald Trump.

Shkak u bë pagesa prej 130 mijë dollarësh që Michael Cohen, avokati i miliarderit i dha gjatë fushatës aktores së filmave me “pullë të kuqe” që të mos fliste për historinë që kishte pasur me atë që do të bëhej më pas kreu i Shtëpisë së Bardhë.

39-vjeçarja ka folur për herë të parë për atë që ka ndodhur në vitin 2006, në një intervistë për revistën “Vague”, që do të publikohet në shtator. Në faqen e saj online “Vouge” ka publikuar një ekstrakt nga intervista ku aktorja rrëfen atë që ndodhi në shtrat me Trump. Gazetarja i ka kërkuar që t’i tregojë sa më shumë detaje për atë që ndodhi.

“Sa shumë detaje mund të të jap për ato 2 minuta? – ia kthen ajo.

“2 minuta?” – përsërit gazetarja Amy Chozick.

“Ndoshta. Po bëhem bujare” – ia kthen Daniels.

Avokati i Trump arriti një marrëveshje me prokurorët pasi pranoi akuzat për pagesa të paligjshme në zgjedhje. Gjithsesi ai implikoi shefin e tij pasi në gjykatë tha se “kishte vepruar nën drejtimin e një kandidati dhe me qëllim kryesor influencimin në zgjedhje. ©LAPSI.al

Image result for stormy daniels trump Stormy Daniels appears in October's issue of Vogue in a $4,000 Zac Posen gown with her attorney Michael Avenatti. They were photographed at the Roger Smith Hotel in midtown Manhattan earlier this yearImage result for stormy daniels Image result for stormy daniels Image result for stormy daniels

Share: