Home KRYESORE Si vdiq shefi i kuzhinës në Kanada bashkë me djalin, gruaja dhe...

Si vdiq shefi i kuzhinës në Kanada bashkë me djalin, gruaja dhe vajza plagosen rëndë

Një aksident tragjik i ndodhur të dielën e 19 gushtit në Ontario të Kanadasë i ka marrë jetën një burri shqiptar, të birit 14 vjeç dhe ka lënë të plagosur rëndë gruan e familjes dhe fëmijën tjetër të çifit: një vajzë 10 vjeçe.

Aksidenti

Sipas mediave kanadeze: Familja shqiptare Metko, ka qenë duke bërë udhëtimin e fundjavës i cili ka rezultuar fatal për ta. Nga një përplasje me një dre, makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër automjet. Ndërkohë që kryefamiljari dhe djali i tij 14 vjeçar humbën jetën, gruaja dhe vajza e tij mbeten në gjendje kritike.

Policia konfirmoi se të dielën në ora 10:19, ajo iu përgjigj një telefonate qe lajmeronte per nje përplasje në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.

Një automjet i drejtuar kah jugu kishte goditur një dre, pastaj kaloi në korsinë veriore, duke u përplasur me një makinë tjetër.

Policia Provinciale e Ontarios, i shpalli të vdekur Fatos Metko, 45 vjec dhe djalin e tij 14-vjecar (F. Metko) ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Bilanci i aksidentit është rritur duke patur viktima edhe nga automjeti tjetër i përplasur. Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe nëntëvjeçarja A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda.

Ndërkohë, që i gjithë aksidenti mbetet nën hetim. Shqiptari Fatos Metko ishte shef kuzhine në Broken Plate. Ai kishte punuar në Broken Plate në Willow Park në Calgary që nga viti 2009.

Ervin Bushi, punëdhënësi i tij e përshkroi atë si “njeriun e tij të djathtë”, punëtor, të qetë dhe të sjellshëm. Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare por, që përfundoi në tragjedi.

Ne nje rrefim te sotem pas ngjarjes se rende, president i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgaryt, Ilir Kuqi jep detaje pas vizites ne spital, ku luftojne per jeten nena me vajzen e vogel.

“Maralba Metko, e cila humbi në aksident bashkëshortin Fatosin dhe djalin Fioralbin, është në gjendje kritike për jetën dhe mbetet në koma, ndërsa vajza e saj 9 vjeçare Brianna ka një përmirësim, të paktën fizikisht”- ka thene ai per mediat vendase.

Nderkaq, Shoqata Shqiptare e Calgary-t po planifikon një përkujtim dhe mbledhje fondesh për familjen.

Burimi: Panorama

Share: