Nëse do të futesh të kërkosh në Google për një kontakt të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNIT, ndër të tjera të tjera do të shikoni dhe këtë numër celulari : 068 698 0433!
Në momentin që do të tentoni të kontaktoni Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNIT, me anë të këtij numri, do të përballeni me një realitet tjetër: ky numër i përket një qytetari i cili është tregtar dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame, duket se e ka anashkaluar me apo pa vetëdije mashtrimin e hapur ndaj qytetarëve, madje kjo mund të quhet një lloj talljeje për të gjithë ata që kanë kthyer sytë duke shpresuar legalizimet e pronave të tyre nga kjo drejtori!
News 365.al disponon edhe audion e telefonatës me zotërinë, numri i të cilit është ‘zgjidhje halli’ për të gjithë ata që kërkojnë të komunikojnë me zyrën e ALUIZNIT!!
“Ka shumë raste të tilla”-thotë zotëria, i cili në dukje është i shqetësuar nga telefonatat, që në fakt kanë tjetër destiancion. Ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me ALUIZNIN dhe se është një tregtar i thjeshtë.
Ky shtet jo vetëm që po grabit pronat e njerēzve, por edhe po tallet në nënyrë të hapur me të gjithë ata që janë në shpresë legalizimi banesash apo pronash !!!
News365.al