Sot, e enjte moti do të mbetet i paqendrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje shiu në zonat malore. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore, kryesisht gjatë pasditeve.
Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 19/28°C
Zonat e ulëta 23/33°C
Zonat bregdetare 24/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari