Statuja më e lartë në botë është drejt përfundimit.
Bëhet fjalë për një vepër 183 metra të lartë, për nder të një prej udhëheqësve të pavarësisë së Indisë, Sadar Vallabhbhai Patel.
Pas 5 vitesh ndërtimi, statuja e përfunduar do të mbajë rekordin si më e larta në planet, duke lënë pas statujën e Budës në Kinë me rreth 30 metra.
Gjithashtu kjo lartësi është sa dyfishi i “Statujës së Lirisë”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Statuja me vlerë 260 milionë euro po ndërtohet në ishullin Sadhu, të shtetit Gujarat dhe ndodhet në mes të ujërave të lumit Narmada.
Kompleksi do të ketë një galeri kulturore që do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme për 200 persona.
a.s/dita