E përhapur në kuzhinën orientale, u jep një shije të veçantë gatimeve të këtyre vendeve. Ajo ka veti të shkëlqyera ushqyese, por ju duhet të zgjidhni më të mirën.
Cilat janë përbërësit e saj dhe se si ajo është prodhuar?
Salca tradicionale e sojës vjen nga një proçes prodhimi natyral. Kokrrat e sojës, të zbutura dhe të pjekura, fermentohen në një ambient me lagështi me Koji, një kërpudhë e veçantë (specie e Aspergillus Oryzae). Në disa salca soje ekziston edhe shtimi i drithërave. Pas disa ditësh në një temperaturë prej 30°C, masës së sojës i është shtuar kripë deti dhe ujë dhe ta kaluar në një enë prej druri, ku mbahet për rreth 2-3 vjet. Pas kësaj periudhe masa ndahet nga pjesa e lëngshme, e cila ka absorbuar aromën dhe ushqyesit, atëher përftohet salca e vërtet e sojës.
Cilat janë vlerat e saj ushqyese?
Ashtu si të gjitha produktet e fermentuara, salca e sojës ofron disa mikronutrient, duke përfshirë grupin e vitaminës B dhe enzima. Në sasi të vogla, ajo stimulon oreksin dhe tretjen. Në formën e supës, e holluar me ujë të vluar, është një ilaç i lashtë kinez i cili është sugjeruar në rast të humbjes së oreksit dhe mostretjes.
Gjithashtu, ai rekomandohet për të promovuar diuresis dhe si një ilaç për problemet nervore të shkaktuara nga stresi. Salca e sojës bio i bërë nga fermentimi natyral mund të hyjë në përbërjen e një menuje të balancuar për të zëvendësuar kripën e gjellës.
Tek dyqanet e rrjetit Neranxi do te gjeni disa variete te salcës se sojës Kikkoman.