Home KRYESORE Thaçi nuk luan nga istikami por: Veriun se lëshoj me asnjë çmim…

Thaçi nuk luan nga istikami por: Veriun se lëshoj me asnjë çmim…

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se vija e kuqe e bisedimeve me Serbinë është veriu dhe për asnjë arsye dhe asnjë çmim ndarjen e Kosovës.

Duke folur pas takimit me krerë të shtetit dhe politikës kosovare, Thaçi tha se idetë për veriun janë të huaja.

Sikundër përsëriti qëndrimin e tij që Kosovës ti bashkangjiten Presheva,Medvegja dhe Bujanoci në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë.

Këtij realiteti, tha ai, nuk duhet ti frikësohet askush.

Kreu i Shtetit të Kosovës pati një përgjigje edhe për kundërshtarët, kur tha se Kosova nuk do të mbetet peng e inatçinjve dhe njerëzve të dështuar në politikën kosovare.

Share: