Home KRYESORE Vasili: Ambasadorët me protagonizmin klientelist, bashkfajtorë të dështimit

Vasili: Ambasadorët me protagonizmin klientelist, bashkfajtorë të dështimit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një intervistë për “standard” flet mbi ecurinë e reformës në drejtësi, procesin e Vettingut, kolapsin e sistemit të kryesuar nga shkrirja e Gjyaktës Kushtetuese dhe asaj të lartë si edhe mbi rolin e ambasadorëve në reformë. Po ashtu Vasili komenton edhe raportin e fundit të DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

 

Intervistoi: Gëzim Saliu

Vasili cili është komenti juaj mbi procesin e Vettingut, në kohën kur nga kampi opozitar nuk kanë munguar akuzat për standarde të dyfishta të KPK-së dhe vendimmarrje të mbështetura politikisht e ndërsa mazhoranca flet për një proces të drejtë e fshikullues mbi “ të korruptuarit” e sistemit?

Procesi Vetingut per fat te keq ka degraduar thjesht ne nje kontroll te rendomte te pasurise se gjyqtareve dhe prokurorevekontroll ky ku interpretimi i rezultateve nga ana e KPK eshte shpesh “ i cuditshem” dhe jo rralle here edhe i ndryshem per persona te ndryshem ndonese per konstatime te njejta. Asnje analize e thelluar e vendimeve te marra nga gjyqtaret dhe prokuroret,qe kane qene shkaku themelor i ndermarrjes se reformes ne drejtesi per shkak te vendimarrjeve klienteliste, korruptive, te njeanshme dhe ndikuara shpesh edhe nga politika.

Eshte besoj tronditese per integritetin e vetingut qe ONM (Operacioni Nderkombetar i Monitorimit) ka kontestime per vetingun e kryer. ONM dhe trupa e KPK do te duhesh qe minimalisht te ishin te nje mendje apo te arrinin ne konkluzione te njejta pasi thyerja e opinioneve mes KPK dhe ONM eshte vertet dramatike. Une nuk kam me asnje arsye te besoj tek integriteti dhe paanshmeria e ketij procesi. Vetingu ka krijuar perpara opinionit publik moton qe gjyqtaret dhe prokuroret  “boll te dine te fshehin mire parate e pervetesuara dhe nuk kane anje rendesi vendimet e padrejta qe kane marre”.

 

Nga dakordësia unike e  mesnatës së 21-22 korrikut për paketën me ndryshime kushtetuese e deri më sot, rrjedha e reformës në drejtësi ka marrë një drejtim të kundërt me angazhimin fillestar për një proces konsensual. Duke marrë për bazë kolapsin e sistemit, me “shkrirjen” e Gjykatës Kushtetues dhe asaj të Lartë, si edhe me mos krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, cila është sipas jush “sëmundja”  nga e cila po vuan reforma? Dhe cila është zgjidhja, nëse e shihni një të tillë?

 

Reformen ne drejtesi e ka rrenuar kapja nga maxhoranca,e cila duke vepruar ne menyre arrogante, agresive dhe destruktive ka demontuar thelbin konsensual dhe moral te reformes ne drejtesi. Maxhoranca per t’u ruajtur nga ndeshkimi ka dekapituar, pra i ka prere koken sistemit te drejtesise duke asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Larte si dhe duke bllokuar me cdo mjet dhe ne dhunim te plote te Kushtetutes dhe ligjit ngritjen e KLGJ dhe KLP. Eshte shume e rende qe ne kundershtim te plote me sugjerimet e ONM(Operacionit Nderkombetar te Monitorimit) jane miratuar anetare te KLGJ dhe KLP edhe anetare pa asnje integritet dhe me probleme, qe ONM i ka vene qartesisht ne dukje me fakte, duke rrenuar kesisoj ende pa lindur moralin dhe besimin e ketyre institucioneve dhe duke i kthyer ato ne zgjatime bajate te pushtetit dhe pa asnje element te paanshmerise dhe moskapjes. Ndaj rikthimi ne frymen e 21 -22 korrikut 2016 eshte e vetmja rruge dhe me moton “Te shpetojme Reformen ne Drejtesi” .

Personalisht, Ju keni qenë kritik lidhur me qëndrimet e mbajtura nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë lidhur me vijueshmërinë e reformës në drejtësi, duke kritikuar më së shumti heshtjen e tyre ndaj asaj që e cilësoni si shkleje të garancisë së dhënë nga vetë diplomatët për reformën, që lidhet me “operacionin ndërkombëtar të monitorimit”. Specifikisht, cilat janë sipas jush mëkatet e ambasadorëve?

Ambasadoret te cilet me protagonizmin e tyre klientelist dhe jo te sinqerte  demtuan reformen jo vetem qe nuk u shnderruan ne garante te saj ashtu sic premtuan me pathos te madh, por perkundrazi u shnderruan ne bashkefajtore te deshtimit te saj. Ata heshten kur duhej te flisnin dhe folen atehere kur ishte e panevojshme per reformen por e nevojshme per te shpetuar qeverine nga kriza politike. Ata heshten ne menyre te pafalshme kur u konstatua perbuzja dhe anashkalimi flagrant i sugjerimeve te ONM, kur po keta ambasadore e kishin proklamuar ONM si garante te integritetit te reformes.

Personalisht i kam ngritur keto shqetesime edhe ne rruge institucionale kur ushtroja detyren e ministrit te drejtesise por per fat te keq qendrimet e ambasadoreve ngjanin si dy pika uji me ato te kryeministrit, ndryshonte vetem sekuenca kohore, pasi hera heres fliste i pari kryeministri dhe ambasadoret me pas dhe here te te tjera flisnin keta te fundit te paret dhe kryeministri perseriste liturgjine e negociuar nje nate me pare. Gje qe u shfaq nga po keta ambasadore ne menyren me te shemtuar, por edhe teper te rrezikshme me rastin e zgjedhjes e kryeprokurores se perkohshme si nje atentat ndaj Kushtetutes dhe ndaj Reformes ne Drejtesi dhe frymes e sugjerimeve te Komisionit te Venecias. Kemi pra nje reforme ne drejtesi ne qorrsokak te plote dhe cdo manikyre dhe garniture provokative dhe pa asnje permbajtje sic ishte psh.furtuna ne gote me Ligjin e Magjistratures vetem evidenton qarte krizen e rende te reformes ne drejtesi dhe jo mundesine e zgjidhjes se kesaj krize.

Së fundmi është publikuar raporti i DASH mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Cili është komenti juaj lidhur me përfundimet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit?

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bere nje skaner objektiv te nje situate te paprecedente persa i perket krizes ekonomike te shkaktuar nga politika e kriminalizuar e qeverise. DASH ka evidentuar rrenimin demokratik te vendit, qe lidhet kapjen e medias dhe shantazhimin e saj me cdo mjet nga qeveria. Rrenimin ekonomik qe lidhet me pastrimin masiv te parave te pista te krimit te organizuar dhe te trafikanteve te droges. Rrenimin e klimes se bisnesit qe lidhet me korrupsionin e cfrenuar,klientelizmin e politik te bizneseve,vjedhje gjigande te qeverise me ane te koncesioneve te cilat kane rrenuar ne themel ekonomine e vendit.

Eshte ne syte e te gjitheve tashme, ne saje te te ketyre raporteve te nje rendesie te jashtezakonshme, qe vijne nga SHBA qe korrupsioni dhe grabitja histerike e prones publike nga qeveria jane tashme nje shqetesim madhor ne te gjitha kancelerite nderkombetare. Afera e Teatrit Kombetar eshte shfaqja me qarte e kesaj grabitje te tmerrshme, e cila sigurisht nuk do te lejohet kurrsesi nga opozita qe te ndodhe, jo thjeshte dhe vetem per mbrojtjen e teatrit dhe gjithshkaje ai mbart por edhe si nje beteje per te rivendosur shtetin ligjor dhe per te mbrojtur pasurine publike nga hajdutet e qeverise, nje beteje per te shpetuar vendin nga gremina institucionale dhe zaptimi i institucioneve nga krimi i organizuar dhe parate e droges te cilet jane ulur kembe kryq ne poltronat e pushtetit

Share: