Nga Flamur Vezaj
Prej kohësh po ndjek “Vetingsat” dhe po çuditem me disa vendime! Kam lexuar e ndjekur thuajse të gjithë këta të “gjykuarit” dhe shkrimet që janë bërë nga kolegët në media në Shqipëri!
#Anëtarët e KPK ose “Vetingsat” për disa gjyqtarë e prokurorë kane hyrë duke kontrolluar edhe lagjen e jo vetëm të afërmit! Për disa të tjerë është bërë vetëm një “hetim” siperfaqësor për të thënë që u kontrolluan! Ndërsa për disa, që fatkeqësisht e kaluan “vetingun” edhe pse u gjetën me mjaft shkelje, nga vetë ata dhe të afërmit e tyre përsëri ia hodhën lumit! E nga krahasimi i të gjithë këtyre të dhënave të publikuara apo qëndrimet e mbajtura nga “vetingsat” fatkeqësisht më rezulton se nuk po ndjekin një standard por disa standarte! #Une jo në një rast, por në shumë, kam konstatuar se anëtarët e “vetingut” nuk po mbajnë një qëndrim për raportet e ILDKPKI-së! Diku merret i mireqenë (besuar) raporti i ILDKPKI-se, tek ndonjë personazh merret pjesërisht i mireqenë dhe diku nuk merret fare parasysh! Në disa vendime KPK edhe pse ka konstatuar shkelje, persëri kanë dhënë vendime pozitive sidomos për disa personazhe që njihen nga koleget e mi si persona plastelinë, që kanë dhënë (marrë) vendime absurde (si prokurore e gjyqtare) e përsëri janë në rresht të triumfatorëve!
E janë shkarkuar disa që jetojnë në apartamente parafabrikate e që në sistem i njohin të gjithë si korrekt, si rasti prokurores Besa Nikhasani, prokurorit Gent Trenova, gjyqtarit Fatmir Hoxha e prokurorit Dritan Rreshka! Pavarësisht vendimeve për këta peronazhe, që unë gëzoj respekt edhe pse disa prej tyre nuk i kam takuar kurrë, “vetingsat” nuk mund të justifikojnë punën e tyre!
Shikoni disa nga personazhet që kaluan “Vetingun”, pa hyrë për të gjithë po këta të fundit si Xh.Zaganjori, A.Malaj etj, qe edhe pse me probleme në pasuritë e tyre apo të afërmit, përsëri emrat e tyre kaluan tek njerezit e ndershëm! Kjo nuk është e DREJTË!!!
#E per këtë, e shumë arsyetime të tjera, mendoj se KPK-ja nuk është standardizuar por vepron sipas tekave apo gjykimeve momentale (duke mos hequr dyshimin se vepron edhe mbi bazë të porosive politike)!