Home KRYESORE Violonçeli… nga Adam Zagajevski

Violonçeli… nga Adam Zagajevski

BARCELONA 20 10 2006 FOTOGRAFIA GUILLERMO MOLINER CCCB ADAN ZAGAGEWSKI ESCRITOR PRESENTA EL LIBRO DOS CIUDADES

Përktheu: Elona Caslli

Kritikët thonë:
-Është veçse një violinë,
që kur ndryshoi zërin
u përjashtua nga kori.

Nuk është e vërtetë.

Violonçeli ka shumë sekrete,
por nuk qan kurrë
dhe këndon me zë të ulët.

Megjithatë, në këngë
nuk ndryshon gjithçka.

Ndonjëherë mund të dëgjosh
ndonjë përshpëritje ose një fëshfërimë:
-Jam vetëm, por nuk më zë gjumi.

Share: