Home KRYESORE Vritet në atentat mafioz i riu shqiptar në Itali, Emri i viktimes

Vritet në atentat mafioz i riu shqiptar në Itali, Emri i viktimes

Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Corato, një provincë e Barit. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte 23 vjeç, por nuk e kanë bërë fillimisht publik emrin e tij.

Në momentin që është ekzekutuar ai ndodhej në një shesh të zonës, i cili ishte shumë i populluar. Sipas autoriteteve italiane kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në vrasjen e të riut. Ata kanë përdorur një skuter dhe në momentin që kanë qenë pranë 23-vjeçarit e kanë qëlluar dy herë me pistoletë pas shpine.

Plumbat e kapën në kokë dhe në mushkëri shqiptarin. Deri më tani dy atentatorët mbeten të panjohur, ndërsa policia italiane po heton për të zbuluar arsyet që çuan në vdekjen e të riut.

PS: Mediat italianë kanë zbardhur edhe identitetin e shqiptarit të vrarë. Nga të dhënat e para mësohet se ai është identifikuar si Viktor Picaku, 24 vjeç. Sipas policisë, i riu nuk ka qenë i skeduar, ndërsa autorë janë dy persona që po udhëtonin me një motor.

Share: