Home KRYESORE Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, ja çfarë i gjeti policia

Arrestohet çifti shqiptar në Greqi, ja çfarë i gjeti policia

Policia greke ka vënë në pranga 3 persona në zonën Keratsini, pasi në banesën e një çifti shqiptarësh janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshe drogash.

Sipas të dhënave të para, raportohet se në shtëpinë e shqiptarëve, të cilët punonin për llogari të një personi të tretë janë sekuestruar 41  kg marijuanë,  hashash, armë dhe sende të tjera.

Të arrestuarit janë një çift shqiptarësh, përkatësisht të moshave 38 dhe 36 vjeç, ku të dy në bashkëpunim punonin për llogari të 26-vjeçarit shqiptar , i cili është arrestuar nga policia.

Nga operacion i policisë greke  janë sekuestrohen:

41 kg 740 gram marijuane

10 kg 330 gram hashash çokollatë

2 Kallashnikovë

4 krehëra Kallashnikovi

542 fishekë

3 peshore elektronike

7 celulare

1 automjet

Share: