Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 anëtarë të grupit Bajri.
Ata janë Ismet Idrizi, Denis Brajovic dhe Klaudio Haxholli.
Këta të tre nuk ishin pjesë 6 personave të cilët dolën dje para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ndërkohë dje u dha masa e sigurisë për Safet Rustemi, (Bajri) Emra Plaku, Ilir Bajri, Armir Grima, Astmer Bilali dhe Fabjon Rexhepi.
Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi dje se grupi “Bajri” i goditur të premten nga Policia e Shtetit, është një prej 7 bandave më të rrezikshme në vend.
I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendit Fevziu në Tv Klan, Lamallari theksoi se ky grup kriminal i kishte shtrirë aktivitetin e tij edhe jashtë Shqipërisë.
Sipas ekspertëve në Task Forcën Speciale, të cilët kanë bërë një skedim të grupeve kriminale që janë pjesë e një skedari kombëtar. Ky grup kriminal konsiderohet si një nga 7 më të rrezikshmit në vend dhe jashtë vendit.
Kjo bandë kriminale vepronte prej më shumë se 20 vitesh në Shkodër dhe arrestimi i anëtarëve të kësaj bande është drejtësi për familjarët e dy viktimave të vrarë në vitin 2002.
Është një drejtësi e mohuar për mëse dy dekadash për të paktën dy vrasje të ndodhur në vitin 2002.
Një karakteristikë e rëndësishme e grupit “Bajri” është lidhja me grupet e tjera kriminale brenda vendit.
Sipas zv/ministrit, gjithashtu një karakteristikë tjetër është shtrirja e aktivitetit të një pjese të rëndësishme të grupit, të asaj që quhet kupola drejtuese e grupit jashtë vendit, kryesisht në territorin e Hollandës dhe Belgjikës./Opinion.al