Home KRYESORE Cili është roli i Erdoganit në çështjen e territoreve? Ja si përgjigjet...

Cili është roli i Erdoganit në çështjen e territoreve? Ja si përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Opinion”, përballë Blendi Fevziut dhe 4 gazetarëve.

Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.

Pse jeni kundër një marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve?

Nuk jam kundër një marrëveshje, e mbështes një marrëveshje. E konsideroj marrëveshjen mes dy vendeve, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kam konsideroj një set të ri marrëdhëniesh për të arkivuar të shkuarën. Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë mes dy vendeve sovrane, që garantojnë stabilitetin dhe integritetin. Jashtë këtyre dy kushteve, që burojnë nga pakti Ahtisari dhe Gjykatës Evropiane, jashtë këtyre kushteve nuk ka marrëveshje.

Po sikur dy vende me vullnet të lirë, ku qëndron problemi?

Ballkani është më i pasur për  minoritete por problemi nuk janë ata por maxhorancat., të përdoren minoritet si plaçkë tregu është çnjerëzore.

Shkëmbim me vullnet të lirë?

Thuaj atyre që ka një marrëveshje që e kanë firmosur me gjak. Pse Serbia dhe Rusia e kanë këtë përqendrim në Mitrovicë?

Prapavija e marrëveshjes është Serbia e madhe, ata vijnë me flamurin e Serbisë së madhe dhe nuk mund të lejohet.

Berisha

***

Keni një perspektivë ndryshe, se si Kosova të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, që Kosova të hyjë në OKB?

Kosova nuk i ka asnjë lloj borxhi, Serbia i ka borxh Kosovës. Serbia i ka borxh dhjetëra të vrarë dhe të zhdukur. Të bëhen realistë dhe ta njohin njëri-tjetrin, siç e kanë njohur shtetet e tjera.  Kosova ka me rëndësi ta njohin

A është SHBA e përfshirë në projekt?

Absolutisht jo. Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguarit i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.

Pse mos të kërkojmë në Ulqinin, Tuzin, Tetovën.  Por nuk mund ta bëjmë dot.

***

Kjo është një akt i shpërbërjes së Kosovës. Kjo është vetëm hapi i parë, pastaj është hapi i dytë e me radhë. Në fillim hyn dhe bën pazar me territoret e huaja. Vuçiç shkoi në Kosovë dhe tha shumë. Nisi nga lumi që mban me ujë Kosovën e ndërtuar nga Tito. Vuçiç doli në Gazivod, dhe u bëri një kërcënim të qartë. U tha se kam ujë në dorë. Erdhi me mesazhe klasike të Serbisë të madhe, erdhi si Millosheviçi.

***

Si e gjykoni vendimin e Ramës për heshtje për këtë temë?

Me heshtjen e tij ai ka folur më shumë me pabesi.

***

Po të ishte Obama, Klinoton apo dikush tjetër president i Amerikës  çfarë mund të donte?

Çështja e ndarjes ka ardhur para ardhjes së Trumpit, unë e lidh atë me me serbofilinë dhe rusofilinë me ndërmjetësuese Mogerini. Kurse Fasino që është lançuesi i saj ka qenë i pari që ka  hedhur këtë tezë.  Pse nuk u ngrit tema kur ishte Isa Mustafa Kryeministër.

Si e shikoni Erdoganin në këtë histori?

Presidenti i Turqisë, në një moment kritike me Kurdët, ka shprehur pendesën për njohjen e Kosovës. Ka thënë që ‘e njohëm Kosovën, por nuk u bë shtet’. Ai bëri një krahasim mes kurdëve dhe Kosovës. Ai tha se nuk funksionojnë kurdët, por tha që e njëjta gjë do jetë dhe për KOSOVËN, Ai bëri një deklaratë që nuk e sqaroi asnjëherë.

Share: