Balerina dhe personazhi aq i dashur për shqiptarët, Klaudia Pepa, nuk ngurron të tregojë hiret e saj në fotot në Instagram. E pse jo fundja, të gjithë duan një trup si Klaudia; e tonifikuar, me vithe dhe gjoks të përsosur, elegante dhe seksi.
Por jo të gjithë mendojnë që Klaudia duket bukur dhe seksi në këto foto. Një komentuese italiane i shkruan në foton e fundit që duket si pornostare. Sigurisht ky koment nuk i ka pëlqyer artistes dhe i ka shkruar: “e çuditshme.”
Menjëherë poshtë komentit të tjerë komentues janë hedhur të mbrojnë Klaudian duke thënë se ajo është një artiste, ndërsa komentuesja me emrin Stefania Sereno, kundërpërgjigjet sërish duke thënë se artin e bënte kur ishte balerinë, jo në këtë foto.
“Duke qenë se është personazh publik duhet t’i pranojë edhe komentet më pak pozitive,” përmbyll komentuesja./Opinion.al