Home KRYESORE Ekrani televiziv, shqipetaret ne kerkim te realitetit

Ekrani televiziv, shqipetaret ne kerkim te realitetit

Nga Genc Mlloja

Po mesojme per dite nga televizionet kombetare dhe media te ndryshme se Shqiperia po tejkalon cdo parashimi lidhur me dyndjen e turisteve te huaj.

Ne mengjes, dreke, darke ne programet kryesore te lajmeve shifrat rriten per ‘pushtimin’ qe i kane bere ketij vendi te huajt kete vere ne krahasim me nje vit me pare.

Lajmet jane nga shume burime perfshi edhe zyrtaret me te larte.

1. ‘Ka ndodhur nje mrekulli’, citohen drejtuesit e qeverise duke kumtuar sapo hap televizionet. I shikon ata, ashtu ‘bronxato’, te thekur nga dielli i plazheve (jo ai i rrugeve), dhe pret prej tyre me interes si jane ose si do te kthehen ne mireqenie per popullin keto te ardhura ‘marramendese’ nga turizmi qe nga toka dhe deti kane marre edhe malet.

Cfare shikojme e degjojme te entuziazmon. Kjo mrekulli na eshte bere super mrekulli se ne cdo ore ajo na vjen ne shtepite tona 24- ore pa pushim nga televizionet.

2. Mirepo pas mrekullise njerezit presin nga keta televizone edhe ndonje kronike per realitetin e jetes ne kete vend.

Konkretisht, cfare po ndodh ne te vertete vec asaj qe eshte e dukshme si vrasje e grabitje mafioze dhe masakrat ne trafik, apo deklamimet rutine te politikaneve. Puna e tyre duket shpesh e veshur me konspiracion.
Jeta e popullit shqiptar nuk eshte show e nje segmenti qe u rikonfirmuar zyrtarisht se eshte 1 perqind ne banka e popullsise.

3. Keshtu 99% duan te shikojne ne TV realitetin e jetes se tyre, te mbijeteses se shume prej tyre me te ardhura mjerane afer standarteve afrikane.

Populli nuk ka ngjyre politike e si i tille i intereson te mesoje me shume nga TV-te mbi cfare po behet qe ato superfitimet e shtetit nga turizmi te kthehen ne sherbim mjekesor njerezor, rritje pensionesh, ndihme per te varferit, ambjente me te mira ne shkolla se po fillon edhe viti akademik shkollor.

E kur fillon edhe shkolla shqipetaret jo vetem ne Tirane por kudo kane nevoje per siguri kur krimi i perditshem eshte i frikshem. Dhe ma pret mendja qe shume gazetare si kolegia Klodiana Lala jane te trembur per femijet dhe te afermit e tyre kur bejne punen e tyre.

4. Vleren e kronikave te perditeshme te televizioneve per turizmin e huaj ne Shqiperi e dine pronaret e tyre sa vlejne. Sikurse cdo gje te sponsionizuar luksi. Eshte biznesi i tyre ne nje shoqeri kapitaliste.

Mirepo a nuk e mendojne se ekranet e tyre televizive do te mbyllen gjithnje e me shume, madje me zemerim nga shikuesit qe kerkojne te shikojne kroniken e dites se jetes se tyre me te gjitha ngjyrat!

Share: