Spartak Ngjela argumenton me menyren e tij bombastike se vettingu politik i kërkuar nga opozita është një ligj krejtësisht i panevojshëm.
Në studion e “Open”, Ngjela tha: “Thuhet se SPAK dhe BKH përfundon në dhjetor. Atëherë për çfarë duhen këto të tjerat. Nëse bëhet SPAK dhe BKH arrestimi është si puna e grimit, i menjëhershëm”.
Sipas avokatit Spartak Ngjela nga të dyja palët po tentohet “grusht shteti” kundër SPAK dhe BKH, duke kërkuar destabilitet e duke bërë thirrje për kryengritje dhe revolta.
“Kanë nxjerrë një ligj të pazbatueshëm që kërkojnë që të mos shkojnë në parlament, duan destibalizim që të mos bëhet SPAK dhe BKH”, u shpreh Ngjela.