Home KRYESORE IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtesave në Jalë, banorët: Jemi të...

IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtesave në Jalë, banorët: Jemi të rregullt, i kemi ende dhomat me pushues

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit aksionin për shembjen e ndërtimeve të cilësuara pa leje në Jalë.

Aksioni ka ndeshur në rezistencën e banorëve, të cilët ankohen se nuk janë njoftuar për këtë ndërhyrje dhe për më tepër janë me dokumente te rregullta.

“Për këtë aksion nuk jemi njoftuar më herët. Ne jemi të rregullt me dokumente dhe për më tepër dhomat i kemi ende të rezervuara me pushues. Duan të na nxjerrin me dhunë nga banesa, pasi kanë bërë mbivendosje mbi pronën”, shprehen banorët për “news 24”, ndërsa sqarojnë se këtë çështje e kanë apeluar edhe më herët në gjykatë./ politiko.al

Share: