Home KRYESORE Ish-kryeministri nxjerr emrat: Ja politikanët e përgjuar me bandën “Bajri”

Ish-kryeministri nxjerr emrat: Ja politikanët e përgjuar me bandën “Bajri”

Ish-kryeministri Sali Berisha ne reagimin e tij fill pas arrestimit te 11 personave, pjese e bandes se rrezikshme “Bajri”, falenderon autoritet zyrtare te Belgjikes dhe Holandes per zbulimin e anetareve te bandes, por kerkon prej tyre te nxjerrin tashme edhe tabulatet per bisedat telefonike qe sipas tij, ata kane pasur me koka te politikes ne vend, qe nga Rama, ministri Bushati dhe deputeti i PS-se, se Shkodres, Luan Harusha.

Reagimi i Berishes

Thirrje drejtuar autoriteteve ligjzbatuese te Mbreterive te Belgjikes dhe Hollandes!

Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.

Te falenderojme mediat, gazetaret investigativ te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponentrve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.

Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.

Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre! sb

Share: