Home KRYESORE Llotot dhe kazinotë “pushtojnë” shkollat në Tiranë, qytetarët: Ti mbyllin se na...

Llotot dhe kazinotë “pushtojnë” shkollat në Tiranë, qytetarët: Ti mbyllin se na çmenden!

Ndërsa në Komisionion e Ekonomisë diskutohet dekreti i Presidentit për ligjin e lojërave të fatit, kamera e “Klan Plus” na tregon se si është situata në Tiranë.

Nga vëzhgimi rezulton se vetëm 3 hapa larg shkollës “Ali Demi” ndodhet një subjekt i licencuar si “lojëra fati”. Por, kjo nuk është e vetmja shkolla që ka një subjekt të tillë. Pothuajse të gjitha shkollat e Tiranës kanë lloto rreth e përqark tyre.

Qytetarët shprehen të shqetesur për shtimin e tyre, dhe kërkojnë që to të largohen nga qendrat e banimit.
“Është problem, nuk duhet të lejohen pranë shkollave. U japim një shembull të keq fëmijëve dhe sidomos adoleshëntëve. Ti largojnë nga qendar e banimit, ti çojnë diku larg”, tha një qytetare.

“Na çmendën, po zhurmë po rrëmujë. Edhe ne lagje kemi disa janë problem i madh. Duhet të merren masa i heqin, madje ti mbyllin fare”, tha një tjetër.
Shqipëria është një nga vendet me numrin më të madh të lojërave të fatiti për frymë popullsie. Sipas të dhënave zyrtare nga

Qendra Kombëtare e Biznesit, në maj të këtij viti, në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh. Përhapja kaq e madhe e tyre, nga psikologët shikohet si plagë për shoqërinë dhe sidomos për adoleshëndet të cilët rrezikojnë të krijojnë varësi që në moshë të vogël.

Në gjimnazet e kryeqytetit, por edhe në shkollat 9-vejçare ,në pjesën më të madhe, afërsia e këtyre subjekteve është më pak se 40-50 metra. Për këtë arsye, psikologia si zgjidhje shikon vetëm largimin e tyre nga institucionet arsimore.
Sakaq, ministri i Ekonomisë Arben Amhetaj duke folur sot në Komisionin e Ekonomisë pikërisht për këtë ligji, tha se “deri në dhjetor 2018 lojërat e fatit duhet të zhvendosen nga zonat e banuara dhe mund ta zhvillojë aktivitetin në periferi të qyteteve e fshatrave”.


360grade.al

Share: