Home Gjeo-Ekonomia Man Hee Lee për Paqen, nga feja tek politika në Korenë e...

Man Hee Lee për Paqen, nga feja tek politika në Korenë e Jugut e botë. Koha për te qene edhe ne Shqipëri

Nga Artur Nura

Se fundi kam patur rastin te ndjek nga afër si editor i Perqasje.com dy aktivitete gjigante politike te Kultura Qiellore, Paqes Botërore, Restaurimi i dritës, HWPL, qe është një organizate ndërkombëtare me qendër ne Seul te Koresë se Jugut dhe e drejtuar me largpamësi globale nga Man Hee Lee qe për shkak te influencës se tij te theksuar, ka edhe status konsultative ne Organizatën e Kombeve te Bashkuara, OKB.

Man Hee Lee është nje veteran e luftës midis dy Koreve te cilat u ndanë me force për shkaqe gjeopolitike globale dhe me kosto mbi 3 milion e gjysem viktima ne te dyja Korete. Pas kësaj eksperience ushtarake te përgjakshme, ai themeloi ne 1984 Shincheonji (Hangul: 신천지) Kishën e Jezusit si Tempull i Deshmise ne Korenë e Jugut.

Man Hee Lee themelon HWPL

Me tej Man Hee Lee u be themelues i Network-ut Global te Paqes nëpërmjet HWPL, Network gjeopolitik dhe gjeo-religjioz  qe i tejkalon kulturat, fenë, ideologjinë dhe kufijtë e tjerë vetëm për konturet e paqes në shoqërinë globale.

HWPL është e angazhuar për paqen dhe ndërprerjen e luftës dhe zyrat e Aleancës Botërore të Paqes së Feve (WARP), organizatave te Grave dhe atyre të rinjve te përfshira në ndërtimin e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve në komunitetet e tyre përkatëse si mbështetës aktivë të paqes ne glob.

HWPL si risi ne politike

Ne fakt, risia qe sjell kundrejt politik-bërjes Man Hee Lee dhe HWPL nëpërmjet këtij Network-u global ku nuk mungojnë autoritete politike me fame globale nga Ballkani, Europa, USA dhe Rusia, autoritete ligjore te se drejtës ndërkombëtare, autoritete fetare nga i gjithë globi, konsiston ne faktin se religjionet duhet te jene pjese e politikes për ta bere me te mire atë dhe me paqësore. Sipas Man Hee Lee shkrimet e shenjta te Feve te ndryshme ne bote mund te përmirësojnë ideologjinë politike kombëtare dhe mbare ndërkombëtare dhe ne fund te bejne me te mire edhe vete politikanet.

Duhet thëne se kjo filozofi e re politike konturuar ne dimensionin e Man Hee Lee dhe HWPL ka mbledhur rreth vetes vetëm ne Korenë e Jugut mbi 1 milion mbeshtetes dhe me siguri shume shpejt edhe ne ate te Veriut me te cilën po punon për një bashkim paqësor te dy Koreve me nje sistem demokratik. Mijëra te tjerë ne mbare Globin ku tashme ky Network trans-nacional është prezent me iniciativa konkrete për Paqe dhe edukimin e saj ne shkolla dhe Komunitete Fetare.

Pjesëmarrja ekselente e autoriteteve politike, juridike dhe civile nga e gjithë bota ne mbështetje te iniciativave te Paqes dhe vete liderit te HWPL Man Hee Lee tregon se tashme Paqja është ne rrugë te mbare midis dy Koreve per cilat vete kjo organizate propozon bashkim, por edhe ne vendet e tjera te botes duke filluar me propozimet e duhura ne OKB.

HWPL dhe Shqiperia

Ky Network nderkombetar i ideuar dhe rritur ne drejtimin specifik te Man Hee Lee sigurisht qe nuk mund te linte jashte kesaj harte Shqiperine, Kosoven, dhe Maqedonine ku shqiptaret jane aktore themelore. Personalitete shqiptare te cilat jane bere pjese e ketyre nismave dhe aktiviteteve jane ish presidentet Rexhep Mejdani, Bujar Nishani, drejtues fetare si Baba Mondi i Bektashizmit Boterore, profesore dhe aktiviste te njohur nga Shiperia, Kosova dhe Maqedonia si Sevim Arbana, Enver Hasani, Lindita Ademi e shume te tjere, kjo sepse nuk kishte si te mungonin shqiptaret ne iniciativa nderkombetare Paqe.

Man Hee lee nuk mund te rrinte pa vizituar Shqiperine vendin ku toleranca fetare mban rekord dhe eshte shume efektive dhe ne dhjetor te vitit 2015 ai ka vizituar Shqiperine dhe eshte pritur nga presidenti i asaj kohe z. Bujar Nishani, nga kreu i Kryegjyshatës Botërore, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe autoritet te tjera te rëndësishme dhe ku ka qene i ftuar ne emisionin e gazetarit Rezear Xhaxhiu ne 24 News.

Në Shqipëri chairmani i HWPL Man Hee Lee ka idenë e bashkimit te të gjitha feve dhe religjioneve në një aleancë ndërfetare për të qenë së bashku përballë të këqijave që vijnë nga politika e dhunshme. Jo rastësisht Man Hee Lee kish ardhur ne Tirana ku ekziston një e shkuar historike e bashkëpunimit midis feve dhe qeverisë.

Duhet kujtuar qe vizita u realizua direkt pas akteve terroriste në Francë dhe ndersa bashkëpunimi ndërfetare ishte dhe është forcuar edhe me aktorë të medias dhe shoqërisë civile.

Sipas meje

Personalisht si gazetar qe kam ndjekur nga afër dy evenimentet me te rëndësishme te kësaj organizate ndërkombëtare ne Korenë e Jugut dhe, duke vështruar nga afër energjinë pozitive paqësore, organizimin e përkryer te këtyre evenimenteve dhe pozitivitetin e shoqerise koreane dhe vecanerisht te vullnetareve te kësaj organizate te madhe, besoj se sot me shume kurrë, HWPL duhet te ketë një prezence konstante ne Shqipëri duke mbuluar kështu prej ketej edhe Kosovën e Maqedoninë.

Une besoj se Shqipërisë i nevojitet kjo filozofi paqeje dhe organizim i përkryer ligjor, ideologjik dhe politik dhe do ti bënte veç mire vendit dhe shoqerise shqiptare.

Sigurisht edhe autoritet e këtushme mund te ishin shume mire mbështetëse te iniciativa te Paqes propozuar nga HWPL dhe besoj se lideri Man Hee Lee do ta konsideroje Shqipërinë si ure paqe ne Ballkan e me gjere e pse jo për te negociuar me autoritet e këtushme për iniciativa te duhura pranë OKB .

 

 

Share: