Home KRYESORE “Më kanë ngelur edhe pak ditë jetë”, prezantuesja e lajmeve jep lajmin...

“Më kanë ngelur edhe pak ditë jetë”, prezantuesja e lajmeve jep lajmin e hidhur

Një nga prezantueset më të dashura të lajmeve prej vitesh në BBC ka njoftuar se ka vetëm pak ditë jetë.

Rachel Bland u diagnostikua me kancer gjiri në Nëntor të 2016-s mirëpo sëmundja ka avancuar shumë.

40-vjeçarja tha një muaj më parë se po luftonte për të publikuar libër kujtimesh për djalin e saj 2 vjeçFreddie dhe se besonte se kishte “më pak se një vit” jetë.

Mirëpo ditën e sotme ajo ka publikuar një status në Twitter ku thotë se ka vetëm pak ditë jetë.

40 vjeçarja ka shkruar:

Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë.”

Prezantuesja drejton programin radiofonik “You, Me and the Big C”, sëbashku me Deborah James dhe Lauren Mahon.

Lajmin e hidhur e përcolli edhe vetë BBC në një shkrim të botuar këtë të hënë.


360grade.al

Share: