Home KRYESORE Pak fjalë në lidhje me vettingun për politikanët në kënvështrimin e analizës...

Pak fjalë në lidhje me vettingun për politikanët në kënvështrimin e analizës ekonomike të ligjit

Këto ditë, vërtetë me kënaqësi përtypet nisma për vettingun në politikë (ose për politikanët) në mediat elektronike dhe të shkruara, ku gulojnë pseudoanalistët bastardë dhe sahanlëpirës, që nuk janë aspak të paditur dhe, natyrisht, të pazot.

Ecin vitet dhe gjithnjë më kujtohet një përmbledhje që vjen nga vitet e para të krijimit dhe të konsolidimit të shtetit shqiptar.

Gjendja e sotme e shoqërisë shqiptare mbetet ende pasojë e papjekurisë shpirtërore, shoqërore, e politikës, në radhë të parë e zvetënimit moral të politikanëve dhe zyrtarëve të emëruar, që me kërkesat e tyre të pathemelta ia kanë rënduar aq shumë jetën popullit dhe shtetit shqptar, sa vështirë që të rriten e të zhvillohen të shëndetshëm.

Të dëgjosh, ta përgëzosh, ta pranosh dhe ta mbështetës një nisëm të tillë, nuk mund të jetë barazi me “listën” e të papunëve, “listën” e atyre që përpiqen dhe e lenë vendin për një jetë më të mirë, “listën” e atyre që nuk janë të sigurtë se një dimër i ftohtë do t’i çojë në varr sepse nuk kanë të paguajnë energjinë dhe kështu me rradhë.

Dyshimi se edhe kjo nismë, do të përfundojë si të tjerat: “U mbars mali, polli një mi”, bën të mundur që një pjesë e mirë e atyre që kanë arritur të kuptojnë mirë se çfarë ka sjellë politika në këta njëzet e ca vjet, edhe pse i madhi Kadri Roshi mbeti socialist deri në vdekje të kujtojnë një nga thëniet e tij sarkastike “Pa role, pa role, pa role”, thënë në vitin 1974, pikërisht atëhere kur Enver Hoxha bënte thirrje për t’u ofruar të rinjve role në teatër.

Ky paralelizëm, ndoshta jo aq i arrirë, ta çon mendjen te apologjetët e rinj të politikës për role të njëjtë me fytyra të reja, por jo me të njëjtin dimension profesional.

Sidoqoftë, kur një kanal pastrohet, uji i ndenjur derdhet dhe nuk ngelet më vend që ai të qelbet.

Personalisht, nismën në fjalë e shoh në një këndvështrim ekonomik dhe juridik, duke i bashkuar këto dy rryma shkencore atje atë përplasen (congruente italisht/congruence anglisht).

Shteti dhe të drejtat e pronës:

(i) kur ekziston një fuqi e fortë detyruese, suksesi ekonomik kërkon që të njihen dhe të mbështeten të drejtat e pronës, pasi njohja nga shteti e të drejtave të pronës kërkohet për të arritur përdorimin më efiçent të burimeve;

(ii) kur shteti nuk ekziston, megjithëatë do të ekzistonin të drejtat e pronës dhe, mbi të gjitha, të drejtat e pronës rezultojnë në komunitetet e ligjit zakonor pa mbështetjen e shtetit

Në qoftë se anëtarët e një grupimi mund të fitojnë influencë politike ata mund ta nxisin shtetin të njohë pretendimet e të drejtave të tyre të pronës, si dhe mund të jenë në gjendje të zhvillojnë institucione që i lejojnë ata të detyrojnë në mënyrë më efektive normat e tyre zakonore dhe, në qoftë se ata janë të suksesshëm në fitimin e influencës politike, ka të ngjarë që ata të kërkojnë

transferimin e pasurisë nga të drejtat e pronës së njerëzve të tjerë (rasti i të drejtave të pronës në Shqipëri nga viti 1991 e këtej ku detyrimi i normave zakonore të rrëmbimit me forcë të pronës, ndërkohë që njëherazi përdorin shtetin për të fituar avantazhe të veçanta).

Shteti dhe ekonomia e tregut:

Ideja e thjeshtë e fitimeve nga tregtia qëndron në thelb të ekonomisë moderne dhe asaj të lashtësisë dhe, prandaj, origjina e tregut, me të gjithë kapacitetin e tij për të këmbyer mallra të llojeve të ndryshëm, shfrytëzon ndarjen e punës dhe siguron një pengesë kundrejt varësisë nga një mall.

Shfaqja e tregtisë në periudhën mesjetare, si dhe marrëdhëniet në tregtinë moderne ndërkombëtare dhe brenda shoqatave vendase të tregtisë, zbuluajn se ato sundoheshin nga versione moderne të të njëjtit lloj institucionesh dhe normash zakonore (praktika dhe përdorimi) që zhvilloheshin në shoqëritë primitive.

Historia tregon se qeveritë europiane që u orvatën të vendosin kontroll mbi tregtinë detare me qëllim që ta tatonin atë, si dhe françizat e dhuruara për monopole të panumërta ndërmjet viteve 1500 – 1800, “detari dhe tregtari mesatar” iu përgjigjën me pirateri dhe kontrabandë dhe një pjesë e rëndësishme e tregtisë detare u krye në shkelje të ligjeve të një shteti – komb.

Për më tepër, klasat e mesme dhe madje të larta, në mënyrë të vullnetshme, u veshën, pinë dhe hëngrën mallra kontrabandë dhe, në të vërtetë, shumë kontrabandistë ishin anëtarë shumë të nderuar të komunitetit tregtar, si dhe komuniteteve të tyre me vendndodhje gjeografike.

Disa shekuj më herët komuniteti tregtar i Europës Perëndimore të mesjetës së hershme zhvilloi një sistem të njohur të ligjit tregtar zakonor, lex mercatoria ose “Ligji Tregtisë”, që përbëhej nga norma zakonore të evoluara në mënyrë të shpejtë dhe mosmarrëveshjet zgjidheshin në gjykatat vetiake të tregtarëve.

Në qytetet tregtare italiane të shekullit të 13 – të dhe 15 – të, “veprimet gjykoheshin nga suksesi dhe zotëria gjykohej nga pamja dhe pasuria, jo prejardhja”; njerëzit që nuk kishin lindur fisnikë ose nuk ishin bërë fisnikë nga një Sovran, ia bënë të mundur vetes së tyre statusin e fisnikut me industri, zgjuarsi dhe aftësi profesionale.

Tregtarët e pasur italianë u veshën në mënyrë modeste, por dhanë bujarisht për projekte të tillë publikë si universitetet dhe katedralet.

Në mënyrë të ngjashme, në Hollandën e shekullit të 17 – të, “holandezët pëlqyen ta konsiderojnë lulëzimin e tyre material si provë të virtutit të tyre … Ndershmëria ishte një sekret i suksesit të tyre tregtar.

Rastësisht, njerëz të tjerë nuk siguruan mjaftueshëm për të varfërit e tyre si tregtia holandeze”.

E njëjta është e vërtetë për Anglinë e shekullit 18 – të, ku tregtia kërkoi marrëveshje tregtare mbi bazën e “barazisë, në lidhje me praktikat e riorganizuara dhe miratimin e ndërsjellë” kështu që

tregtarët ishin “me emër për ndershmëri”; por në “kërkimin e sigurisë për pronën dhe personin, lirinë për të prodhuar dhe shijuar pasurinë” ata u karakterizuan gjithashtu si “bujarë, të arsyeshëm dhe bamirës”.

Shmangia e situatave që të çojnë në dështimin e tregut tregon se një nga shembujt e dështimit të tregut është ekzistenca e monopoleve: një situate ku një palë është në gjendje të nxjerrë më shumë fitim nga një mall se sa mund të lejojë një treg i shëndetshëm.

Një mënyrë tjetër që mund të përdoret sistemi ligjor për të siguruar ekonomikisht transaksione efiçente është përmes masave shtrënguese të kontratave të vlefshme.

Me sigurimin e zbatimit të kushteve të kontratës gjykatat mund t’i japin palëve për një kontratë besimin se pala tjetër do t’i përmbushë detyrimet për të cilat ka rënë në ujdi, gjë që është, veçanërisht, e rëndësishme në situatat ku palët duhet të plotësojnë detyrimet e tyre në kohë të ndryshme.

Në kontekstin e trajtimit të mësipërm çfarë do të thonë politikanët që do t’u bëhet vettingu?

Do të thonë se kanë bërë më të mirën?!!!

Do të thonë se nuk kanë privilegjuar?!!!

Do të thonë se nzuk kanë abuzuar?!!!

Apo …

Do të thonë se janë … TË VIRGJËR???

O moj Shqypni, e mjera Shqypni!

Kush të ka qit me kryet në hi?!

Për arsye se nuk ke qenë zonjë e randë

Nuk ke pas burra të dheut që të thirrshin nanë.

Kasem Seferi

Share: