Home KRYESORE Pas shitjes rekord të dekoderave, kthehet përsëri sinjali analog

Pas shitjes rekord të dekoderave, kthehet përsëri sinjali analog

Ditën e sotme Autoriteti i Mediave Audiovizuale, ka vendosur të rikthejë përsëri sinjalin e televizorëve analog, duke e shtyrë afatin në 4 muaj.

Vendimi u bë i ditur nga Gentian Sala, kryetar i AMA, sipas të cilit ky sinjal do të riaktivizohet deri në 15 janar të vitit tjetër, për “hir të të drejtës kushtetuese të të gjithë qytetarëve për informim” siç u shpreh ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka pasur një shitje rekord të deoderave, ku qindra mijëra qytetarë kanë krijuar radhë të shumta në dyqanet përkatëse, për tu pajisur me një të tillë.

Share: