Home KRYESORE PD organizon nesër homazhe në nderim të Azem Hajdarit

PD organizon nesër homazhe në nderim të Azem Hajdarit

Partia Demokratike do të organizojë nesër homazhe në nderim të Kryetarit të saj të parë, heroit të demokracisë Azem Hajdari, më rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

Në një deklaratë të shpërndarë, PD fton anëtarët, simpatizantët dhe militantët esaj që të marrin pjesë në homazhet që do të organizohen nesëer në orën 11-30, pranë memorialit të tij.

PD thotë se idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë.

Ja njoftimi i plotë i Partisë Demokratike

Nesër në orën 11 e 30, homazhe për Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari

Partia Demokratike njofton të gjithë anëtarët, militantët, dhe simpatizantët e saj si dhe mbarë qytetarët se nesër në orën 11:30 do të zhvillohen homazhe në nder të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, pranë memorialit të tij në rrugën Abdi Toptani.

Heroi i Demokracisë Azem Hajdari u vra 20 vite më parë nga dora e krimit të lidhur me pushtetin. Demokratët dhe mbarë qytetarët janë të ftuar nesër në nderimin e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, simbolit të demokracisë, Azem Hajdari.

Idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë

Share: