Home KRYESORE Përdhunoi vajzën e tij për 16 vite, çfarë tha babai në gjykatë

Përdhunoi vajzën e tij për 16 vite, çfarë tha babai në gjykatë

Qirjako Nakuçi, 61-vjeçari i arrestuar pas akuzave nga vajza e tij se ka akuzuar seksualisht me të prej 16 viteve, mësohet se ka shprehur pendesë në gjykatë.

Ai doli këtë të shtunë para gjykatës së Tiranës, që vendosi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithatë burime nga brenda sallës së gjyqit, thanë se 61-vjeçari shfaqi pendesë.

Ndërkohe, në dëshminë e dhënë në polici më 30 Gusht, sipas burimeve policore, Nakuçi fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Vajza, sot 25 vjeçe, ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga i ati që në moshën 9 vjeçe, ndërsa 10 vite më vonë, ai e la edhe shtatzënë, ndërsa ajo abortoi fëmijën. E reja ka treguar se i ati e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt./Lapsi.al

Share: