Home KRYESORE Tritan Shehu: Krye ministri realizon gjithcka vetem ne 3d…

Tritan Shehu: Krye ministri realizon gjithcka vetem ne 3d…

Kryeministri i realizon premtimet vetem ne 3D, kjo vlen edhe per ujin e Bashkise se Libohoves.

Tre vjet me pare, gjate fushtes per zgjedhjet lokale, Kryeministri dhe Kryetarja aktuale e Bashkise se Libohoves (shto edhe Ministren e Kultures), premtuan per te gjithe ate Bashki 24 ore uje te pijshem.

Mbas tre vitesh gjendja eshte tragjike, ne perkeqesim te vazhdueshem.

Asnje investim real ne ujesjellesin 50 vjecar te atyshem, ne depot e ujit e ne pjeset e rjetit.
Ne fakt edhe mirembajtja, pastrimi i depove, kontrolli i cilesise se ujit etj, jane ne “pike te hallit”!

Fryrja artificiale e tej skajeshme e administrates ne ate Bashki, keqperdorimet, pa aftesia, kane bere qe edhe punonjesit e ujesjellesit te mos paguhen rregullisht, apo kane krijuar probleme te medha me pagesat e energjise, qofte dhe per sistemet e pompimit te ujit, te domosdoshme keto per pjeset e siperme.

Keto dhe lejimi i shperdoruesve rilindas apo korruptiv te ujit, ka bere qe koha e furnizimit me uje ne ato pjese te Libohoves te mos arrije 60 minuta ne 24 ore dhe te Nepravishtes te jete ne 15-30 minuta.

Per dijeni, pjeset e poshteme te tyre furnizohen kryesisht me renie te lire nga tubat e vendosura individualisht nga vete qytetaret prej burimeve natyrore, kryesisht prej burimit te Zhepes, por qe tashti ne vere….

Nga ana tjeter e per rrjedhoje jo vetem sasia, por dhe cilesia e siguria e ujit, qofte edhe per mos realizim te kontrolleve te rregullta higjeno sanitare, ka prekur nivele te frikeshme edhe per shendetin, vecanerisht kjo ne Bulo.

Dhe te mendosh se kjo ndodh ne Libohoven e tej pasur ne burime ujore, lehtesisht te shfrytezueshme!!

Dikush duhet te pergjigjet per kete katastrofe, qofte edhe shendetesore kjo!

Share: