Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u finalizua me sukses operacioni i koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:Nikolin Çipi, 42 vjeç, Sokol Shehu, 48 vjeç, Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.
Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: lënda narkotike 1 televizor dhe 1 njësi qendrore, 50 euro dhe 45.000 lekë, si dhe 5 aparate celularë dhe 1 motor “Ymaha”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Nikolin Çipi për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Organizimi i lotarive të pa lejuara” , “Fshehja e të ardhurave” , “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”
Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”