Home KRYESORE Prifti i njohur akuzohet se ka përdhunuar një murgeshë, ja arsyeja…

Prifti i njohur akuzohet se ka përdhunuar një murgeshë, ja arsyeja…

Një murgeshë ka denoncuar një prift në Itali, se e ka përdhunuar prej disa kohësh. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një prift të panjohur por për Giovanni Salonian 71-vjeçarin , i cili është docent, autor librash, psikolog dhe psikoterapeut.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2017, kohë kur prifti është takuar me murgeshën në Romë, kryeqytetin e Italisë dhe ka kryer abuzimin seksual.

Murgesha ka treguar se ka shkuar tek prifti gjatë një momenti delikat në jetën e saj, për të bërë një seancë psiko-terapike.

Prifti ka kryer marrëdhënie seksuale me të, gjithmonë në kuadër të shërimit të problemit, si një formë terapie për murgeshën. Të paktën kjo është dëshmia e gruas, e cila po merret në shqyrtim nga prokurorët./Opinion.al

Share: