Home KRYESORE Prokuroria ballafaqon Xhesiela Malokun me Rexhep Rrajën: Ja vendimi

Prokuroria ballafaqon Xhesiela Malokun me Rexhep Rrajën: Ja vendimi

Pas më shumë se 2 muajsh, Prokuroria e Krujës vendosi sot të ballafaqojë Xhisiela Malokun me Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit që dyshohet se ka dhunuar fizikisht 25-vjeçaren nga Nikla.

Maloku ka dhënë shpjegime për më shumë se 3 orë para prokurorit, në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj ish-të dashurit, dhe më pas tërheqjen prej ketij denoncimi.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se, një nga qëllimet e rimarrjes në pyetje është për të kuptuar nëse vajza ndihej e kërcënuar apo jo. Por mësohet se në përfundim të seancës së ballafaqimit dhe të marrjes në pyetje është vendosur që 25-vjeçarja të mos merret në mbrojtje nga policia.

Tashme prokuroria e ka ekspertizën mjeko-ligjore, që vërtetoi pretendimet e vajzës në kallëzimin e parë, se ajo ishte goditur me qytën e pistoletës në trup, si dhe ishte djegur me cigare nga 24-vjeçari Rraja. Po kështu janë administruar edhe tabulatet telefonike të Malokut, për të parë komunikimet e saj me Rrajën. /Tv Klan

Share: